Alarm për bombë, mbyllet përkohësisht aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë

28 December 2022, 10:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alarm për bombë, mbyllet përkohësisht aeroporti “Adem

Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është mbyllur përkohësisht pas një kërcënimi për bombë. “Për shkak të një kanosje me mjet shpërthyes mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas kërcënimit me bombë nga hapësirat e aeroportit janë evakuuar pasagjerët dhe personeli. Po ashtu, zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, ka thënë se të gjitha ekipet emergjente janë duke kryer punën e tyre.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.


Video