VIDEO/ Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje!

25 December 2024, 19:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje!
Trump

Donald Trump festoi Krishtlindjet në pronën e tij të famshme, Mar-a-Lago, duke organizuar një ngjarje të veçantë me familjen e tij.

Një nga momentet më të veçanta të natës ishte kur ai rikrijoi kërcimin e tij viral të quajtur “Kërcimi i Fitores”, që kishte marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Në video shihet Trump duke kërcyer bashkë me Ivankën, bashkëshortin e saj dhe Melania Trump, duke sjellë kështu një atmosferë të ngrohtë dhe festive për festat e fundvitit.

Ndërkohë, gjatë ditëve të festave, Krishtlindja ishte një moment reflektimi për Papa Françeskun, i cili bëri një thirrje për paqe globale, duke kërkuar ndalimin e luftës në Gaza dhe një armëpushim në Ukrainë.

Me nisjen e vitit të ri, Donald Trump po përgatitet edhe për ceremoninë e inaugurimit të tij si president i ri i Shteteve të Bashkuara, ku familja do të hynë në Shtëpinë e Bardhë.


Video