VIDEO/ Incidenti i Salvinit gjatë betimit të qeverisë Meloni bën xhiron e rrjetit

22 October 2022, 16:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Incidenti i Salvinit gjatë betimit të qeverisë Meloni
Qeveria e re italiane

Giorgia Meloni dhe figurat e zgjedhura prej saj për të ndërtuar kabinetin e Qendrës së Djathtë që do të qeverisë Italinë në 4 vitet e ardhshme u betuan sot në Quirinale përballë Presidentit Sergio Mattarella.

Të gjithë ishin të qeshur dhe nuk e fshehën entuziazmin për marrjen e detyrës, por ishte kreu i “Lega Nord”, Matteo Salvini ai që rrëmbeu vëmendjen me një incident “funny” teksa firmosi betimin.

Ai ishte duke firmosur përballë Mattarellas dhe kryeministres Giorgia Meloni për të marrë detyrën e zëvendëspresidentit të qeverisë së re dhe ministrit të Infrastrukturës, kur lëshoi lapsin që nisi të rrotullohej.

Në Itali një rrotullim i tillë i lapsit përkethet si fat, ndaj Meloni e shijoi dhe qeshi episodin.

Ndërkohë, Matteo Salvini ishte veshur plot stil dhe shkoi në Pallatin Kardinal i shoqëëruar nga partnerja e tij Francesca dhe dy fëmijët e tyre.


Video