Video EROTIKE me fytyrën e saj, Meloni kërkon 100 mijë EURO dëmshpërblim!

20 March 2024, 13:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video EROTIKE me fytyrën e saj, Meloni kërkon 100 mijë EURO
Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim pas publikimit online të videove pornografike me imazhin e rremë të saj.

Meloni pritet të dëshmojë në një gjykatë në qytetin Sardinian të Sassarit, më 2 korrik.

Imazhet e rreme janë ato kur fytyra e një personi shtohet në mënyrë digjitale në trupin e një personi tjetër.

Një burrë 40-vjeçar i cili mendohet se i ka krijuar videot, dhe babi i tij 73 vjeç, janë vënë nën hetim. Policia ka thënë se ka arritur t’i gjejë ata duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e videove.

Të dy burrat po akuzohen për shpifje. Sipas ligjeve italiane, rastet e shpifjeve konsiderohen krim dhe dënohen me burgim.

Sipas aktakuzës, videot janë postuar në website amerikane të pornografisë, dhe ato janë shikuar “miliona herë”./Marrë nga BBC përshtati VoxNews.


Video