Fëmija 16-muajshe vdiq nga uria, nëna që e la vetëm për 10 ditë në shtëpi dhe iku me pushime dënohet me burg të përjetshëm!

20 March 2024, 09:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fëmija 16-muajshe vdiq nga uria, nëna që e la vetëm për
Christel Candelario

Një nënë nga Ohio është dënuar me burgim të përjetshëm pasi la fëmijën e saj 16 muajshe vetëm në shtëpi për 10 ditë dhe vdiq nga uria dhe dehidratimi.

Christel Candelario, 32 vjeç, u deklarua fajtore muajin e kaluar për vrasje të shkallës së parë dhe rrezikim të fëmijëve si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët.

Candelario la vajzën e saj, Jaylin, në shtëpinë në Cleveland dhe shkoi me pushime në Detroit dhe Puerto Rico në qershor 2023.

Kur u kthye 10 ditë më vonë, zbuloi se vajza nuk merrte frymë dhe thirri urgjencën. Ekipet e shpëtimit e gjetën fëmijën të vdekur dhe konstatuan se fëmija ishte jashtëzakonisht i dehidratuar. Autopsia tregoi se vogëlushja vdiq nga uria dhe dehidratimi i rëndë.

Candelario, e cila vuan nga depresioni dhe nga çështjet e lidhura me shëndetin mendor, u shpreh se lutet çdo ditë që Zoti ta falë./Nbc



Video