Ukraina mbyll hapësirën ajrore

24 February 2022, 08:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina mbyll hapësirën ajrore

Ukraina urdhëroi sot mbylljen e hapësirës së saj ajrore pas fillimit të operacionit ushtarak të nisur nga Rusia.

"Për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë së aviacionit për aeronautikën civile, urdhërohet mbyllja e hapësirës ajrore të Ukrainës për fluturime civile (...)," tha Ndërmarrja Shtetërore e Shërbimeve të Trafikut Ajror të Ukrainës në një deklaratë.

Pak më parë, Rusia mbylli hapësirën ajrore në rajonet në lindje të Ukrainës.


Video