Erdogan telefonon Putin: Turqia nuk njeh shkeljen e sovranitetit të Ukrainës

23 February 2022, 16:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erdogan telefonon Putin: Turqia nuk njeh shkeljen e sovranitetit të

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke liderët diskutuan çështjen Rusi-Ukrainë.

Presidenti Erdogan theksoi se ai i kushton gjithmonë një rëndësi të madhe dialogut të ngushtë që ka krijuar me presidentin rus Putin për çështjet rajonale, se janë parë rezultatet pozitive të kësaj dhe se ai është i vendosur të ruajë këtë mirëkuptim.

Duke deklaruar se Turqia nuk i njeh hapat që janë kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe se ky është një qëndrim parimor, Erdogan u shpreh se është e rëndësishme të arrihet një përfundim në bazë të Marrëveshjeve të Minskut.

“Ndërlikimi edhe më shumë i problemit, sidomos një konflikt ushtarak nuk do të ishte në dobinë e askujt”, i tha Presidenti Erdogan homologut rus, ndërsa shtoi se me këtë mirëkuptim ata i kushtojnë rëndësi vazhdimit të kontakteve dhe bisedimeve diplomatike. Ashtu si dje, edhe sot Turqia është e gatshme të bëjë atë që i takon asaj për uljen e tensioneve dhe ruajtjen e paqes, nënvizoi udhëheqësi turk.

Erdogan përsëriti thirrjen e tij që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut dhe vuri në dukje se është e dobishme që në plan të parë të nxirret diplomacia dhe se Ankaraja mban një qëndrim konstruktiv edhe brenda NATO-s.

Presidenti Erdogan e ftoi Putinin ta vizitojë Turqinë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkoi që të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, siç është rënë dakord gjatë vizitës së tij në Soçi në shtator.


Video