U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati i Presidentit Trump

10 September 2025, 22:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati
Charlie Kirk dhe Trump

Charlie Kirk, një nga figurat më të spikatura dhe me ndikim në jetën publike amerikane, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Donald Trump.

“I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”, shkruan Trump në rrjetet sociale.

Charlie Kirk, drejtues dhe bashkëthemelues i një organizate koservatore rinore, Turning Point, u qëllua me armë zjarri gjatë një aktiviteti në një kolegj në Utah.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale nga Univerisiteti Utah Valley, Kirk shfaqet duke rregulluar mikrofonin teksa qëndron i ulur në një tendë të bardhë dhe prapa shihen sloganet “Rikthimi amerikan””.

Më pas dëgjohet një e shtënë e vetme me armë zjarri dhe Kirk shihet duke vendosur dorën e djathtë në plagë, teksa nga pamjet mund të shihet se ai ka gjakderdhje në pjesën e majtë të qafës.

Pas kësaj, spektatorët e mbledhur shihen duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Aktivisti dyshohet se u qëllua me snajper me një plumb të vetëm.

Një i dyshuar që u ndalua është liruar nga policia. Në vendngjarje ndodhet dhe FBI-ja.

 


Video