Charlie Kirk, aktivisti i fuqishëm i krahut të djathtë dhe drejtori ekzekutiv i Turning Point USA (TPUSA), raportohet se është qëlluar me armë zjarri të mërkurën ndërsa po organizonte një aktivitet në Utah, SHBA.
Në postimet që qarkullojnë në mediat sociale, Kirk shihet duke u goditur me armë ndërsa fliste dhe ishte ulur nën një tendë në oborrin e Universitetit të Luginës së Utah. Kirk ishte atje si pjesë e "Turneut të Kthimit Amerikan", i cili organizohet nga dega e TPUSA në Luginën e Utah. Ekzistojnë gjithashtu pamje të studentëve në kampus duke ikur nga zhurma e të shtënave me armë.
Sipas raportimeve paraprake, ai ka marrë një plagë në qafë, por nuk dihet nëse është fatale.
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar duke kërkuar të luten për shëndetin e tij.
“We must all pray for Charlie Kirk, who has been shot. A great guy from top to bottom. GOD BLESS HIM!” - President Donald J. Trump pic.twitter.com/GqYC4QdhA1
— The White House (@WhiteHouse) September 10, 2025
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kreu i FBI-së, Kash Patel, i cili thotë se agjentët janë nisur drejt vendngjarjes.
We are closely monitoring reports of the tragic shooting involving Charlie Kirk at Utah Valley University. Our thoughts are with Charlie, his loved ones, and everyone affected. Agents will be on the scene quickly and the FBI stands in full support of the ongoing response and…
— FBI Director Kash Patel (@FBIDirectorKash) September 10, 2025
Mike Lee, një senator i Utah, postoi në rrjetin social "X" menjëherë pasi u përhapën raportet se Kirk ishte qëlluar për të thënë se ai "po e ndjek nga afër situatën në Universitetin e Luginës së Utah. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për Charlie Kirk dhe studentët e mbledhur atje".
Një zëdhënës i policisë së Universitetit të Luginës së Utah konfirmoi për Guardian se kishte të shtëna në kampus.
Pak para se të dëgjoheshin të shtënat, Kirk shkroi në Twitter: “We. Are. So. Back. Universiteti i Luginës së Utah-ut është GATI për ndalesën e parë të Turneut Amerikan të Rikthimit.”
Kirk është një nga aktivistët më në zë republikanë si dhe mbështetës i Donald Trump prej vitit 2016.
Pray for Charlie Kirk. He understood the risks and courageously put himself out there anyway. pic.twitter.com/BkKZc6oDpi
— Dale Stark (@DaleStarkA10) September 10, 2025
Autori i dyshuar, i arrestuar në vendngjarje:
I want to know EVERYTHING about this shooter.
— Rebecca Mistereggen (@RMistereggen) September 10, 2025
Everything.
pic.twitter.com/JRRJYZ5wGe