“Turp”, ministri serb akuzon BE-në: Beogradi u mashtrua!

21 April 2023, 17:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Turp”, ministri serb akuzon BE-në: Beogradi u mashtrua!

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se lidhjet e ngushta të Beogradit me Rusinë dhe Kinën lidhen me marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit ndaj Kosovës.

Mes të tjerash Daçiç tha se Beogradi u mashtrua, pasi Prishtina ka refuzuar që të formojë Asociacionin.

“Beogradi ndihet i mashtruar për shkak të refuzimit të Prishtinës për të formuar Unionin e Komunave Serbe në Kosovë, por ky nuk është turp për Serbinë, por për Bashkimin Evropian, sepse Prishtina i dikton Brukselit se çfarë mund të bëjë”, theksoi Daçiç, shkruan N1.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duke e toleruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka humbur rastin për të parandaluar situatën me aneksimin rus të Krimesë.

“Sa i përket luftës në Ukrainë, komuniteti ndërkombëtar nuk ishte aq i zëshëm në apel për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë kur Kosova shpalli pavarësinë”, tha Daçiç.


Video