Joe Biden pritet të shpallë javën e ardhshme rikandidimin si president i SHBA

21 April 2023, 08:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Joe Biden pritet të shpallë javën e ardhshme rikandidimin si
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mund të shpallë shumë shpejt kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, kanë raportuar disa media amerikane.

Disa ndihmës të paidentifikuar presidentit, u kanë thënë gazetave amerikane, Washington Post dhe New York Times, se Biden mund të njoftojë për diçka të tillë, brenda ditësh.

Si shenjë tjetër se ka plane për fushatë, Biden i ka ftuar donatorët e fushatave në Uashington, në fund të javës së ardhshme, kanë raportuar mediat.

Demokrati Biden e ka përsëritur disa herë se synon një mandat të dytë si president, shkruan REL.

Së fundi, në margjina të vizitës së tij në Irlandë, kur është pyetur për datën e shpalljes së kandidaturës, ai ka thënë se kjo “do të ndodhë shpejt”.

Duke marrë parasysh moshën, edhe në mesin e demokratëve ka rezerva nëse ai është kandidati më i përshtatshëm.

Deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, më 2024, Biden do të jetë 81-vjeçar, ndërsa nëse fiton mandatin e dytë, atë do ta nisë si 82-vjeçar.


Video