Trump hedh poshtë pretendimet e drejtorit të FBI: Goditja në vesh u shkaktua nga plumbi

26 July 2024, 21:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump hedh poshtë pretendimet e drejtorit të FBI: Goditja në vesh
Donald Trump pas atentatit

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump iu përgjigj ashpër komenteve të fundit të drejtorit të FBI-së, Christopher Wray për plagosjen e tij, duke thënë se ai u godit nga një plumb gjatë atentatit të 13 korrikut.

Përgjigjja e kandidatit republikan për President erdhi pasi dëshmia e Wray para Kongresit sugjeroi se kishte pasiguri nëse Trump u godit nga një plumb apo copëza.

Në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, Trump, i cili është kandidati republikan presidencial për zgjedhjet e nëntorit, kritikoi Wray për komentet e tij mbi atentatin kundër tij.

“Drejtori i FBI-së, Christopher Wray i tha Kongresit dje se nuk ishte i sigurt nëse isha goditur nga copëza, xhami apo plumb (FBI as që e kontrolloi kurrë!). Jo, ishte, për fat të keq, një plumb që më goditi veshin dhe e goditi fort. Nuk kishte xhami, nuk kishte asnjë prerje. Spitali e quajti ‘plumb në vesh’ dhe kështu ishte”, tha ai.

 

 


Video