Troket Viti i Ri 2026 në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh (VIDEO)

31 December 2025, 12:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Troket Viti i Ri 2026 në Zelandën e Re, spektakël
Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026

Zelanda e Re ka mirëpritur Vitin e Ri 2026, duke u renditur ndër vendet e para në botë që hyn në vitin e ri.

Qyteti i Aucklandit u shndërrua në qendër të festimeve, me një spektakël madhështor fishekzjarrësh që ndriçuan qiellin mbi Kullën Sky Tower.

Mijëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në sheshe për të festuar ndërrimin e viteve, ndërsa atmosfera festive u shoqërua me muzikë.

Festimet në Zelandën e Re shënojnë nisjen e Vitit të Ri 2026 edhe për pjesën tjetër të botës, e cila do ta presë atë përgjatë orëve në vijim.

 


Video