Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për disa të vdekur dhe shumë të plagosur

27 Korrik 2025, 20:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për disa të vdekur
Aksidenti i trenit në Gjermani

Tragjedi në Gjermani. Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat këtë mbrëmje në Baden-Württemberg, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur, raporton agjencia gjermane e lajmeve, duke cituar burime sigurie.

Aksidenti hekurudhor ndodhi rreth orës 18:10 pranë Zwiefaltendorf, në rrethin e Biberach (Baden-Württemberg). Një zëdhënës i policisë federale në Stuttgart i tha Bild se "dy vagonë të trenit ekspres rajonal Deutsche Bahn kanë dalë nga shinat."

Edhe sipas agjencisë gjermane e lajmeve (DPA), disa persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën. Treni rajonal doli nga shinat pranë Riedlingen, pas një stuhie.

Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për disa të vdekur

Shumë ekipe shpëtimi po punojnë në vendngjarje. Fotot e para nga vendi tregojnë vagonët e një treni të verdhë dhe të bardhë të shtrirë në një anë në një pjesë të binarit të rrethuar me pemë. Ky është një tren ekspres rajonal i Deutsche Bahn në linjën 55. Sipas informacioneve nga Spiegel, vagonët ishin duke udhëtuar nga Sigmaringen në Ulm kur dolën nga shinat në linjën me një binar pranë Zwiefaltendorf.


Vox Pop

Video