Tramvaji hyn brenda dyqanit në qendër të Oslos, plagosen 4 persona

29 October 2024, 12:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tramvaji hyn brenda dyqanit në qendër të Oslos, plagosen 4

Një tramvaj u përplas me një dyqan në qendër të Oslos të martën, duke plagosur shoferin dhe të paktën tre persona të tjerë, tha policia norvegjeze.

Sipas policisë, në momentin e përplasjes në tramvaj ndodheshin rreth 20 pasagjerë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një tramvaj blu që kishte depërtuar në një dyqan
kompjuterash në katin e parë të një pallati katërkatësh në qendër të kryeqytetit norvegjez.

“Jemi duke rrethuar zonën. Ndërtesa u evakuua dhe do të kontrollohet për dëmtime strukturore”, tha policia.


Video