Zelensky i bën sërish thirrje Rusisë për një armëpushim energjitik: Nëse ndalojnë sulmet, do veprojmë njësoj!

7 April 2026, 09:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky i bën sërish thirrje Rusisë për një
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen ndaj Rusisë për një armëpushim të ndërsjellë në sulmet kundër infrastrukturës energjitike.

“Nëse Rusia është gati të ndalojë sulmet në infrastrukturën tonë energjetike, ne do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë. Ky propozim i është përcjellë palës ruse nëpërmjet amerikanëve”, u shpreh presidenti ukrainas.

Zelensky ofroi javën e kaluar të respektohet një armëpushim për Pashkët, të cilat besimtarët ortodoksë i shënojnë të dielën (13 prill) në Rusi dhe Ukrainë.

Në komentet e tij të hënën, pas një sulmi gjatë natës në portin e Odesës në Detin e Zi, ku u vranë tre persona dhe u plagosën të paktën 16 të tjerë, Zelensky tha se Rusia dukej e pavullnetshme të pranonte armëpushimin.

“Ne i kemi propozuar vazhdimisht Rusisë një armëpushim të paktën për Pashkë. Por për ta, të gjitha kohërat janë njësoj. Asgjë nuk është e shenjtë”, tha ai. 


Video