Skandalet në BURGJET britanike, rritet numri i GARDIANEVE që bëjnë S*KS me të burgosurit!

26 April 2024, 11:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandalet në BURGJET britanike, rritet numri i GARDIANEVE që
Ayshea Gunn/ Khuram Razaq

Burgu më i madh i Britanisë që u hap në vitin 2017 u konsiderua si një model ku u shpenzuan 212 milionë paund për rehabilitimin e kriminelëve.

Por vetëm 7 vite më vonë, burgu ka fituar një tjetër reputacion, si epiqendra e një skandali seksual që përfshin shërbimin e burgjeve.

Vitin e kaluar jo më pak se 18 gra që punonin në ‘super-burgun’ e kategorisë C për meshkuj të rritur, me një kapacitet prej 2100 personash, ishin shkarkuar ose dhanë dorëheqjen pasi kishin thyer rregullat për marrëdhëniet me të burgosurit.

Një nga rastet është ajo e oficeres në provë Ayshea Gunn, e cila shkëmbeu më shumë se 1200 telefonata, duke përfshirë thirrje me video, me të burgosurin Khuram Razaq.

Po ashtu një kolege e saj oficerja Emily Watson kreu një akt seksual me një të burgosur në qelinë e tij, ditën e Krishtlindjes.

Muajin e kaluar dy punonjëse femra të burgut u paraqitën në Gjykatën e Bolton Crown, të akuzuara për marrëdhënie të njëkohshme me të njëjtin të burgosur. Aleesha Bates, 30 vjeç dhe Jodie Wilkes, 27 vjeç shkëmbyen mijëra mesazhe me një të burgosur.

Oficerja e burgut Bates ishte e para që filloi një marrëdhënie me një të burgosur, i akuzuar për trafik droge.

Ajo ishte aq e magjepsur sa filloi të shkëmbente mesazhe me të dhe t’i dërgonte foto nudo. Madje planifikonte që pasi ai të lirohej të kishin një marrëdhënie së bashku.

Marrëdhënia e dytë, me punonjësen e ndihmës operative Wilkes, doli në dritë në vitin 2020 kur në qelinë e të burgosurit u gjet një telefon kontrabandë që përmbante dhjetëra mesazhe./Daily Mail



Video