Një person i pastrehë është ndaluar me dyshimin për zjarrvënie afër vendit ku shpërtheu një nga zjarret që shkatërroi Los Anxhelosin.
Ishin disa qytetarë që e ndaluan pasi e panë atë me një send në dorë që dyshohet se ishte bombol me gaz për zjarrvënie.
I dyshuari i paidentifikuar u pa duke udhëtuar rreth Woodland Hills me një biçikletë të enjten pasdite duke i vënë flakën disa pemëve të vjetra të Krishtlindjeve dhe koshave të plehrave në të njëjtën kohë kur filloi zjarri i Kenneth, thanë banorët.
Një qytetar tha se ishte në oborrin e shtëpisë së saj kur dëgjoi një zhurmë makine që ndaloi dhe një burrë që bërtiste: “Fqinjë, ai po përpiqet të ndezë zjarr! Telefononi 911!”
Një person është arrestuar në lidhje me zjarrin Kenneth, i cili shpërtheu të enjten në West Hills, Kaliforni, sipas raporteve.
Një tjetër banor tha se e pa të dyshuarin duke mbajtur një "bombol propani ose një flakëhedhës" të madh, të cilin të tjerët e përshkruan si një ndezës zjarri, ndërsa ai u përpoq të ndezë mbeturinat në rrugë.
Fqinjët u hodhën në aksion dhe e futën në qoshe burrin teksa ai përpiqej të largohej, çka është flimuar pjesërisht në video.
“Disa zotërinj e rrethuan dhe e gjunjëzuan. Ata morën disa zinxhirë, një litar dhe ne mundëm ta arrestonim deri sa erdhi policia", tha banori.
NEW: Los Angeles residents execute a leg hook takedown before making a citizens arrest after finding a man allegedly trying to start fires.
— Collin Rugg (@CollinRugg) January 10, 2025
Beautiful.
One witness said the men used zip ties and rope to detain the arsonist suspect.
The incident unfolded when a local was driving… pic.twitter.com/d7UlzfVmI2