Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Katër persona kanë përfunduar në pranga pas një sherri mes shqiptarëve dhe italianëve në San Felice a Cancello, në zonën e Casertës në Itali.
Mediat italiane bëjnë të ditur se sherri ka nisur për shkak të një ngacmimi që një 36-vjeçar italian i kishte bërë të dashurës së një 21-vjeçari shqiptar. Në momentin që karabinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur 36-vjeçarin duke u konfliktuar me 21-vjeçarin, të dy të rrethuar nga burra të tjerë.
Sipas “SkyTg 24”, italianët dhe shqiptarët po përlesheshin me gurë dhe shkopinj.
Karabinerët ia dolën me vështirësi për t’i bllokuar ata dhe për të mësuar arsyen që qëndronte pas sherrit