Rrezik i lartë për turistët izraelitë në Greqi, paralajmërohen protesta

7 August 2025, 10:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrezik i lartë për turistët izraelitë në Greqi,
Rrezik i lartë për turistët izraelitë në Greqi, paralajmërohen protesta

Qendra për Luftën kundër Antisemitizmit ka lëshuar një paralajmërim për udhëtarët izraelitë që planifikojnë të vizitojnë Greqinë, duke i këshilluar të jenë të kujdesshëm për shkak të protestave të paralajmëruara kundër Izraelit.

Sipas njoftimit, niveli i rrezikut për qytetarët izraelitë në vend është vlerësuar si “i lartë”.

Ministria izraelite për Diasporën ka bërë të ditur se më 10 gusht pritet të zhvillohen protesta anti-izraelite në më shumë se 25 qytete dhe zona turistike greke, përfshirë disa nga ishujt më të njohur.

Autoritetet greke kanë intensifikuar masat e sigurisë dhe kanë planifikuar një prani të shtuar të forcave të policisë gjatë ditëve në vijim. Mediat izraelite citojnë policinë greke të ketë deklaruar se “nuk do të lejojë që turistëve izraelitë t’u bëhet ndonjë dëm”.


Video