Tre efektivë të policisë kosovarë janë rrëmbyer mesditën e sotme nga Polica e Serbisë në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviçit në rrugë ilegale.
Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, efektivët Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Por, ky veprim skandaloz nga ana e policisë serbe është raportuar me krenari nga mediat e Beogradit. Media serbe “Novosti” i konsideron 3 policët e rrestuar si terroristë të Albin Kurtit.
Më tej ajo shkruan: "Veprimi i shpejtë dhe efikas i policisë serbe parandaloi me sukses tentativën e të ashtuquajturve Polici e Kosovës, të pushtojnë territorin e Serbisë qendrore për të kryer një aksion i cili sipas të gjitha parametrave paraqet akt terrorist me qëllim të destabilizimit shtesë dhe përshkallëzimit të konfliktit të drejtuar kundër Republikës së Serbisë. Policia do të vazhdojë punën e mëtutjeshme në bashkëpunim me prokurorinë kompetente."