“Ciao Presidente”/ Italia në zi kombëtare, mbi dy mijë persona i japin sot lamtumirën Silvio Berlusconit

14 June 2023, 09:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ciao Presidente”/ Italia në zi kombëtare, mbi dy
Silvio Berlusconi

Italia në zi kombëtare. Mijëra vetë do ‘ti japin sot lamtumirën Silvio Berlusconit, në një ceremoni që do të mbahet në orën 15:00 në Katedralen e Milanos, në një funeral shtetëror.

Për 3 ditë me radhë, flamujt janë valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

Trupi i Silvio Berlusconit, sipas vendimit të autoriteteve, nuk u vendos në pelegrinazh publik sepse sipas tyre, do të ishte e pamundur të kontrollohej në pak orë, pjesëmarrja e lartë e qytetarëve.

Silvio Berlusconi vdiq mëngjesin e të hënës në moshën 86-vjeçare. Funerali i sotëm pritet të ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën e në të do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë shtetërore italianë dhe europianë.

Ndërsa deri mëngjesin e sotëm, me mijëra kanë qenë qytetarët që kanë shprehur ngushëllimet e tyre pranë vilës së familjes duke vendosur foto e kurora me lule.

“Kavalieri” kishte pesë fëmijë nga dy martesa. Në vitin 1965 u martua me Carla Elvira Dal’Olio dhe në 1990 me Veronica Lario. Nga martesa e parë pati dy fëmijë, Marina (1966) dhe Pier Silvio (1969), ndërsa nga e dyta Barbara (1984), Eleonora (1986) dhe Luigi (1988).

Vajza e tij e madhe Marina pritet të ketë një rol të rëndësishëm, sipas Reuters. Në veçanti, fëmijët më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio, pasi janë përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e kompanive të Berlusconit që kur babai i tyre hyri në politikën italiane në fillim të viteve 1990.

Ai ishte një manjat mediatik, pronar i Milanit dhe biznesmen miliarder, i cili nuk hoqi kurrë dorë nga politika dhe ndihmoi në formësimin e imazhit të Italisë për dekada me radhë.


Video