Reuters: Rusia është 70% gati të sulmojë Ukrainën

6 February 2022, 13:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reuters: Rusia është 70% gati të sulmojë Ukrainën
Presidenti Amerikan Biden dhe homologu i tij Putin

Gjatë muajit shkurt Rusia pritet të sjellë më shumë pajisje të rënda ushtarake, Moska ka mbledhur 70% të kapacitetit të nevojshëm ushtarak për të bërë një pushtim të plotë të Ukrainës, sipas zyrtarëve amerikanë, raporton Reuters.

Zyrtarët amerikanë, të cilët thonë se Rusia është 70% gati për sulm, nuk dhanë prova për këtë deklaratë, por shprehen se bazohen në informacionet e shërbimeve të inteligjencës.

Më shumë se 100 mijë trupa ushtarake ruse ndodhen pranë kufijve të Ukrainës, por Rusia mohon planifikimin e sulmit.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kushtet e motit do të favorizojnë Rusinë që të lëvizë pajisje ushtarake nga 15 Shkurti e deri në fund të Marsit. Sipas tyre, për shkak të temperaturave të ulëta, toka pritet të ngrijë e të ngurtësohet, duke i mundësuar Moskës lëvizjen e shumë pajisjeve të rënda.

Sipas raportimeve, një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë deri në 50 mijë vdekje.

Kriza mes Moskës dhe Kremlinit vjen gati 8 vjet pasi Rusia aneksoi nga Ukraina gadishullin e Krimesë.


Video