Erdogan dhe gruaja e tij infektohen me Covid-19: Është Omicron, kemi simptoma të lehta

5 February 2022, 15:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erdogan dhe gruaja e tij infektohen me Covid-19: Është Omicron, kemi
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rezulton i infektuar me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti.

Me anë të një postimi në Twitter, Erdogan ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv së bashku me gruan e tij. Në mesazhin e tij, Erdogan thekson se është mirë dhe se do të punojë nga shtëpia.

“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti Omicron. Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi”, shkruan Erdogan.

 


Video