Putin ka kancer, sipas inteligjencës amerikane: A rrezikon bota një luftë atomike?

2 June 2022, 20:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin ka kancer, sipas inteligjencës amerikane: A rrezikon bota një
Vladimir Putin

Putin ka kancer, sipas inteligjencës amerikane: A rrezikon bota një luftë atomike?

Vladimir Putin është i sëmurë me kancer, në fazë të avancuar dhe i është nënshtruar në muajin prill kurave specifike kundër kancerit.

Lajmin ekskluziv e jep media amerikane Newsweek, që citon tri burime të nivelit të lartë që kanë njohje direkt me dossierin – është një raport i inteligjencës amerikane.  

Në raport jepet edhe konfirmimi i një tentative vrasjeje, nga e cila lideri rus ka mbijetuar marsin e kaluar. Për tentativën e vrasjes pati folur në fund të majit edhe Kyrylo Budanov, sheh i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Në artikulli e Newsweek shpjegohet se diskutimi në administratën e Biden mbi shëndetin e Putin bazohet në “kontrollin” e katërt që i është dedikuar kësaj çështje nga inteligjenca amerikane.

Prej kohësh zërat për një sëmundje të mundshme të Putin janë shtuar dhe së fundmi në një lëvizje me precedentë të paktë, duke parë sekretin absolut që rrethon këtë temë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, vendosi ti përgënjeshtronte këto zëra në një intervistë për një televizion francez.

“Nuk besoj që dikush që është i shëndetshëm mendërisht mund ta shikoj këtë person (Putin) me shenja sëmundjeje apo të një shqetësimi të çfarëdoshëm”, pati deklaruar Lavrov, duke theksuar si presidenti rus, do të mbushë 70 vjeç në tetor, shfaqet në publik “përditë”. “Mund ta shikoni në tv, të lexoni apo dëgjoni diskutimet e tij”, shtoi ai. “I  lë njerëzit që shpërndajnë informacione të tilla t’a zgjidhin çështjen me ndërgjegjen e tyre, pavarësisht rasteve të përditshme që kanë për të verifikuar atë që është”.

Në artikullin e Newsweek nuk specifikohet se çfarë lloj kanceri ka lideri rus, ndërsa burimet e inteligjencës i kalojnë për verifikim të gjitha daljet në video të presidentit rus, të cilat skanohen rregullisht dhe në çdo detaj për të dhëna mbi shëndetin e tij.

Burimet e cituar nga Newsweek i përkasin tri agjencive të ndryshme të inteligjencës: “Njëra i përket DNI (Director of National Intelligence, agjencia më e lartë e inteligjencës në SHBA), njëra një ish-zyrtar i Air Force, dhe njëra nga Defense Intelligence Agency.

Sipas këtyre burimeve, “izolimi i liderit rus e bën akoma më të vështirë të kuptosh në mënyrë të saktë gjendjen shëndetësore të presidentit rus”, por “në Kremlin, duke ndjerë se fundi po afrohet, lufta për pushtet nuk ka qenë kurrë kaq intensive”. Kjo sipas mendimit të tyre e bën më të “paparashikueshme” të ardhmen e luftës në Ukrainë, por më të parashikueshme perspektivën e një lufte atomike.

“Putin është i sëmurë? Absolutisht që po. Por nuk duhet të qëndrojmë në një pozicion pritës dhe të ndalojmë të jemi pro-aktivë. Një boshllëk i mundshëm pushteti pas Putin mund të jetë ekstremisht i rrezikshëm për botën”, ka thënë për Newsweek ish-zyrtari i Air Force.

Në të njëjtën linjë janë edhe pohimet e përfaqësuesit të DIA: “Putin është patjetër i sëmurë. Nëse do të vdesë shpejt apo vonë kjo është spekulim. Ajo që është e qartë dhe që është e rrezikshme është se nëse do të vdesë do të hapej një periudhë kaosi. Duhet të përqendrohemi mbi këtë, duhet të jemi gati”.

Vetëm tri javë më parë, shefi i spiunazhit ukrainas, Kyrylo Budanov, mjaft i afërt Zelensky, gjatë një intervistë konfirmoi se sipas të dhënave të inteligjencës, Putin është i sëmurë rëndë me kancer: “Po zhvillohet një grusht shteti që nuk mund të ndalohet më. Putin është në kushte shumë të këqija psikologjike dhe fizike, është shumë i sëmurë”. E ndërsa u pyet nëse kjo është propagandë e Kievit, u përgjigj: “Jam shefi i inteligjencës, nëse nuk i di unë këto gjëra, kush duhet t’i dijë?”./ Corriere/ Përktheu: Voxnews.al


Video