Ishte marrë peng nga rusët, lirohet një tjetër kryebashkiak në Ukrainë

1 June 2022, 14:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ishte marrë peng nga rusët, lirohet një tjetër kryebashkiak
Ivan Fedorov

Një tjetër kryebashkiak i Ukrainës që ishte kapur peng nga forcat ruse është liruar.

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së qytetit jugor të Ukrainës, Melitopol.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, ndërsa njoftimi është bërë nga autoritetet ukrainase.

Sipas presidentit dhe parlamentit ukrainas, Ivan Fedorov u rrëmbye të premten nga ushtarët rusë që pushtuan Melitopolin, një qytet që ndodhet mes Mariupol dhe Kherson, kjo pasi ai refuzoi të bashkëpunonte me armikun.

 


Video