Gazetari rus fitues i çmimit Nobel nxjerr në ankand medaljen për të ndihmuar fëmijët ukrainas

2 June 2022, 00:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazetari rus fitues i çmimit Nobel nxjerr në ankand medaljen

Gazetari rus, Dmitry Muratov, i cili vitin e kaluar u shpërblye me çmimin Nobel për paqen, ka nxjerrë në ankand medaljen e tij me qëllim për të mbledhur para për fëmijët ukrainas.

“Kam vendosur të nxjerr në ankand medaljen e artë Nobel,” shkroi ai në Twitter.

Redaktorit të gazetës liberale Novaya Gazeta iu dha çmimi së bashku me kolegen e saj gazetare Maria Ressa për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, që është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme.

Gazeta ruse Novaya Gazeta, e cila njihet si shumë kritike ndaj autoriteteve ruse, pezulloi raportimet e saj të shtypit dhe ato online në Mars pas një paralajmërimi nga Moska për mbulimin e saj të luftës Rusi-Ukrainë.

Vendimi për të nxjerrë në ankand medaljen e tij vjen disa ditë pasi fituesi i Eurovizionit, Orkestra Kalush, deklaroi se kishin nxjerrë në ankand trofeun e vitit 2022 për të mbledhur fonde për ushtrinë ukrainase, që u shit para pak ditësh për 900.000 dollarë.


Video