Protestat anti-korrupsion në Nepal / Të rinjtë zënë me shkelma ministrin e Financave, ai hidhet në lumë për të shpëtuar

9 September 2025, 16:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestat anti-korrupsion në Nepal / Të rinjtë zënë me
Protestat anti-korrupsion në Nepal / Të rinjtë zënë me shkelma ministrin e Financave, ai hidhet në lumë për të shpëtuar

Protestat e udhëhequra nga rinia po marrin një ton gjithnjë e më të ashpër në Nepal. Shtëpia e kryeministrit KP Sharma Oil u dogj, Ministri i tij i Financave, Bishnu Prasad Paudel, u ndoq dhe u rrah nëpër rrugët e Katmandusë, siç tregojnë videot.

Protestat, të cilat filluan të hënën me kërkesa që qeveria të heqë ndalimin e mediave sociale dhe të luftojë korrupsionin, u rigjallëruan pavarësisht se aplikacionet u rikthyen në internet.

Zëdhënësi i policisë së Katmandusë, Shekhar Khanal, tha se disa grupe kishin refuzuar t'i bindeshin një shtetrrethimi të martën, duke i thënë AFP-së se kishte protestues në rrugë në shumë zona dhe "raste zjarri dhe sulmesh".

Ministri Paudel, 65 vjeç, shihet duke vrapuar nëpër rrugët e Katmandusë, me shumë njerëz pas tij. Një protestues i ri, nga drejtimi i kundërt, kërcen dhe e godet ministrin me shqelma, i cili humbet ekuilibrin dhe përplaset me një mur të kuq, tregon videoja.

Ministri i Nepalit, tregon video, nuk humbet kohë, ngrihet përsëri në këmbë dhe vrapon përsëri.

Një tjetër video e tregon atë duke tentuar t'i largohet protestuesve duke kaluar përmes një lumi.


Video