Propaganda serbe në “full swing” te podcasti i mikut të Donald Trump

26 December 2024, 19:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Propaganda serbe në “full swing” te podcasti i mikut të
Rod Blagojevich në podkastin e Joe Rogan

Propaganda serbe është në majat e aktivitetit të saj në Shtetet e Bashkuara, duke rinxjerrë në skenë edhe personazhe të dyshimtë si serbo-amerikani Rod Blagojevich.

Vetëm pak javë pasi në podcastin e Joe Rogan u lëshuan sharje dhe ofendime ndaj popullit ukrainas dhe presidenit të tyre Volodomyr Zelensky, një tjetër episod që lë për të dëshiruar është publikuar këtë javë.

I ftuar ka qenë ish-guvernatori i Ilionsit, ish-republikani Rod Blagojevich, i gjetur fajtor dhe i dënuar për 17 akuza për korrupsion.

Ky i fundit ka ndarë në podkastin më të ndjekur në botë edhe versionin e tij të luftës së Kosovës dhe bombardimin e Beogradit nga SHBA.

Nuk ka dyshim që versioni i tij është një histori e shtrembëruar ku serbët dalin heronj dhe mbrojtës të vlerave “judeo-kristiane”, në të njëjtën kohë duke marrë pozicionin e viktimës. Ai nuk guxon të përmendë masakrat e kryera nga regjimi i Millosheviçit dhe thotë se “Serbia ndihet e tradhtuar nga SHBA”.

Nga ana tjetër Joe Rogan nuk e vë në dyshim fare atë që tregon Blagojevich, ai vetëm dëgjohet teksa lëshon pasthirrma i habitur nga çka dëgjon.

Ekspertët e pavarur kanë ngrutir shqetësimin për propagandën pro-Ruse që transmetohet në Perëndim, veçanërisht në SHBA. Qoftë kjo e faktuar si rasti i “Tenet Media”, një grup podkasterash amerikanë që u verifikua të kishin marrë para direkt nga Kremlini përmes Russia Today për të shpërndarë propagandën e tyre, apo kur thjesht përputhen në retorikën e njëjtë.

Edhe Serbia, si një satelit i Rusisë në rajonin tonë, duket se po bën pjesën e saj në këtë aspekt.

(Full swing nënkupton në maksimumin e aktivitetit të saj).


Video