Prindër të një foshnje, çifti rrëmben 18-vjeçaren, e lidhën me zinxhir dhe e përdhunuan për javë të tëra

21 July 2023, 10:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prindër të një foshnje, çifti rrëmben
Jose Reyes, 31 vjeç dhe Jaqueline Macias, 29 vjeç

Një çift nga Teksasi i SHBA-ve akuzohet se ka rrëmbyer një 18-vjeçare, të cilën e kanë mbajtur të lidhur me zinxhir në një shtrat brenda shtëpisë së tyre dhe e kanë përdhunuar për javë të tëra.

Jose Reyes, 31 vjeç dhe Jaqueline Macias, 29 vjeç , u arrestuan pasi 18-vjeçarja arriti të arratisej nga shtëpia e tyre në Houston përmes një dritareje të dielën mbrëma.

Rrëmbyesit e 18-vjeçares janë prindër të një foshnjeje. Pas denoncimit të 18-vjeçares ata u arrestuan nga policia. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video