Bie aplikacioni WhatsApp, probleme në të gjithë botën

19 July 2023, 22:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie aplikacioni WhatsApp, probleme në të gjithë botën
Foto ilustruese

Aplikacioni WhatsApp ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme, ndërsa miliona përdorues kanë rarportuar se e kanë të pamundur të dërgojnë mesazhe.

Prej disa minutash, përdoruesit as nuk mund të dërgojnë dhe as të marrin mesazhe në shumë shtete të botës. Aplikacioni nuk funksionon as në telefon dhe as në kompjuter.

Aktualisht nuk ka asnjë reagim nga kompania. WhatsApp është një prej aplikacioneve më të përdorur për të komunikuar me mesazhe, pjesë e rrjetit Meta të Mark Zuckerberg së bashku me Facebook dhe Instagram.


Video