Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me aktorin e famshëm Jean Claude Van Damme, i cili ndodhet në Prishtinë.
Haradinaj ka shtrënguar duart me Van Damme, gjatë një ceremonie për hapjen e një biznesi të ri në Prishtinë.
Më herët Van Damme është takuar me ish-karateistin shqiptar, Enver Idrizi, që në të kaluarën fitoi medalje europiane duke përfaqësuar shtetin e Kroacisë.
“Sot, në ceremoninë hapëse të Zero Pozitive Shop në Prishtina Mall, me rastin e promovimit të orëve të dorës Helfer me pronar afaristin e suksesshëm shqiptar nga Zvicra, Kushtrim Musliu.
Gjithashtu, ndjenjë e mirë ta takoj edhe aktorin me famë botërore, Jean-Claude Van Damme”, shkruan Haradinaj.