Apple prezanton iPhone 17, Pro dhe orën e re Ultra 3, ja sa kushtojnë

9 September 2025, 20:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apple prezanton iPhone 17, Pro dhe orën e re Ultra 3, ja sa kushtojnë
iPhone 17 Pro

Apple ka prezantuar smartfonin e ri iPhone 17, tashmë me ekran më të madh, më të ndritshëm dhe me një çip që premton shpejtësi më të lartë.

Smartfoni i ri vjen në pesë ngjyra të ndryshme, si dhe me një bateri më të avancuar që mund të arrijë deri në 8 orë më shumë.

iPhone 17 ka dy kamera, kryesorja me 48 megapiksel dhe kushton 799 dollarë.

Apple prezanton iPhone 17, Pro dhe orën e re Ultra 3, ja sa kushtojnë
iPhone 17

Një smartfon i ri është prezantuar dhe quhet iPhone Air, smartfoni Apple më i hollë me vetëm 5.6 milimetra. Ky model kushton duke filluar nga 999 dollarë për 256 GB.

Apple prezanton iPhone 17, Pro dhe orën e re Ultra 3, ja sa kushtojnë
iPhone Air

Apple ka prezantuar edhe modelin kryesor, iPhone 17 Pro, me shumë përditësime si nga jetëgjatësia e baterisë, kamerat, dizajni, shpejtësia e të tjera, dhe do të kushtojë 1,099 dollarë.

Apple prezanton iPhone 17, Pro dhe orën e re Ultra 3, ja sa kushtojnë
iPhone 17 Pro

Modeli Pro Max, pritet të kushtojë diku te 1,199 dollarë.

Apple ka prezantuar edhe orën e re Apple Watch, ku modeli premium, Ultra 3 kushton 799 dollarë.

Apple prezanton iPhone 17, Pro dhe orën e re Ultra 3, ja sa kushtojnë
iPhone 17 Pro


Video