Presidenti i Koresë së Jugut tërhiqet, deklaron se do të anulojë ligjin e luftës

3 December 2024, 21:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti i Koresë së Jugut tërhiqet, deklaron se do të
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol ka deklaruar se do të tërheqë vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme në vend, vetëm disa orë pas shpalljes.

Ai u përball me kundërshtime të shumta, përfshirë edhe nga partia e tij e cila bashkoi votat me forcat e tjera opozitare për të vendosur në Parlament me shumicë se nuk ishte dakord me vendimin.

Me 190 vota nga 300 të mundshme parlamenti koreano-jugor vendosi se ishte kundër vendimit të Yoon për shpalljen e ligjit të luftës në vend.

Protestues të shumtë u mblodhën para ambienteve të parlamentit, teksa ushtria u vendos përballë tyre dhe në rrugët e Seulit.


Video