Policia kontrolle në një klub nate në Athinë, 25-vjeçari shqiptar i kërcënon me armë

10 April 2023, 10:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia kontrolle në një klub nate në Athinë,
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ka kërcënuar me armë efektivët.

Bëhet me dije se policia kishte shkuar për një kontroll në një lokal nate në Athinë. Kur nisën kontrollin në ambient, një shqiptar i moshës 25-vjeçare u ka drejtuar armën.

ELAS ka arritur të arrestojë shqiptarin, të cilit iu sekustrua edhe arma me të cilën kanosi policët. Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën dhe u konfiskuan: një armë gjahu, një pistoletë me ajër, një shkop dhe 29 gëzhoja.


Video