Plagosi me thikë dy roje sigurie në një klub nate, arrestohet shqiptari në Francë

23 May 2024, 09:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagosi me thikë dy roje sigurie në një klub nate, arrestohet

Një shqiptar është arrestuar në Francë pasi ka plagosur me thikë dy roje sigurie në bar-club “Ô Lili Pop”, në qendër të qytetit të Clermont-Ferrand në Francë.

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa shqiptari është arrestuar pas disa orësh dhe është dërguar në paraburgim.

Siç e lejon ligji, 31 vjeçari pa precedentë penalë, kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij. Ai do të gjykohet më 19 qershor. Deri atëherë, ai po mbahet në paraburgim.


Video