Për herë të parë, marina më e fuqishme në botë, mund të drejtohet nga një grua

22 July 2023, 16:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për herë të parë, marina më e fuqishme në
Foto ilustruese

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zgjedhur Admiral Lisa Franchetti për të qenë drejtuesja më e lartë e Marinës Amerikanë. Nëse konfirmohet, ajo do të jetë gruaja e parë në historinë e ushtrisë amerikane që mban këtë post.

Franchetti momentalisht shërben si zv.shefe e operacioneve detare. Ajo është pjesë e ushtrisë amerikane prej vitit 1985 dhe ka shërbyer si komandante e Forcave Detare Amerikane në Kore, si dhe në disa departamente të ndryshme të forcave detare.

Për herë të parë, marina më e fuqishme në
Admiral Lisa Franchetti

“Admiral Lisa Franchetti ka 38 vite përvojë dhe shërbim të përkushtuar ndaj vendit”, tha Biden kur shpalli të premten emërimin e tij. “Përgjatë karrierës ka treguar përvojë si në fushën e politikbërjes, ashtu edhe atë operacionale. Ajo është gruaja e dytë që arrin gradën e admiralit me 4 yje në Marinën e Shteteve të Bashkuara dhe kur të konfirmohet, do të futet në histori sërish si gruaja e parë që drejton operacionet detare”.

Megjithatë, siç raporton CNN, Franchetti do të duhet të presë për të marrë konfirmimin në detyrë, për shkak të mosvotimit nga ana e senatorin republikan Tommy Tuberville, i cili kundërshton disa politika të miratuara nga administrata Biden. “I bëj thirrje Senatit të miratojë sa më shpejt të gjitha emërimet”, tha Biden të premten.


Video