Gazetari Berat Buzhala i është drejtuar me gjuhë skandaloze akademikut Rexhep Qosja, pasi ai mbështeti Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e Kosovës.
Teksa situata politike në këtë fushatë ashpërsuar së tepërmi, edhe Buzhala ka dhënë "kontributin" e tij, duke u shprehur për akademikun Qosja, se ai "duhet dhunuar".
Kjo sipas Buzhalës duhet t'i bëhet në kuptimin që fjala ka në përdorimin në Kosovë, dhe jo atë që i japin në Shqipëri, çka në fakt është edhe më e rëndë të thuhet.
Fjala dhunë në Shqipëri ka kuptimin e rrahjes fizike, ndërsa në Kosovë shpesh përdoret për abuzimin seksual. këtë të fundit, Buzhala e ka sugjeruar në një status të tijin të fundit në rrjetet sociale.
Akademiku Qosja në faqen e tij në Facebook e ka shpërndarë deklaratën e Buzhalës, duke shkruar "Berat Buzhala fton ta dhunojmë Rexhep Qosjen".
Më poshtë edhe shkrimi i Buzhalës: