Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta gjejnë trupin e viktimës, Rrahim Latifi, 33-vjeçarit që humbi jetën para dy ditësh në Liqenin e Ujmanit.
FSK në kuadër të misionit të kërkim-shpëtimit bashkë me trupat e KFOR-it kanë shkuar tek Liqeni i Ujmanit për ta kërkuar trupin e të ndjerit, raportojnë mediat në Kosovë.
33-vjeçari ishte kthyer nga emigrimi për të kaluar pushimet në Kosovë. Ai dyshohet se u hodh nga ura e Ujmanit dhe nuk doli më nga uji.
"Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit. Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme", njofton FSK.