OKB hedh poshtë votimet Ruse për aneksimin e territoreve të Ukrainës, sot mblidhet samiti i G7

11 October 2022, 07:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
OKB hedh poshtë votimet Ruse për aneksimin e territoreve të
Joe Biden

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 229-të, ndërsa konflikti është në një pikë kthese.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së hodhi poshtë kërkesën e Rusisë për një votim të fshehtë mbi mocionin që dënon aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase.

Kërkesa ruse u refuzua me 100 vota kundër, 14 pro dhe 38 abstenime. Ambasadorja britanike në OKB Barbara Ëoodëard foli shumë ashpër: "Kufijtë nuk mund të ricaktohen me forcë"

Ndërkohë Samiti virtual i G7 për Ukrainën do të mbahet sot në orën 14:0, ku do të marrë pjesë edhe lideri ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pas shkatërrimit të urës që lidh Krimenë me Rusinë, forca ruse goditën disa qytete ruse me raketa, duke shkatërruar infrastrukturën civile.

Presidenti Zelensky i kërkoi Europës përgjigje të ashpër. Nga ana tjetër presidenti i Bjellorusisë Lukashenko njoftoi se trupat e Misnk do të formojnë njësi të përbashkëta me ato të Moskës duke bërë që konflikti, të zgjerohet.

 


Video