Goditja e konsullatës gjermane në Kiev, Berlini: Ndërtesa nuk përdorej prej kohësh

10 October 2022, 13:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditja e konsullatës gjermane në Kiev, Berlini: Ndërtesa nuk
Sulmet në Kiev

 Ndërtesa që strehon një konsullatë gjermane në Kiev u godit gjatë sulmeve me raketa ruse, megjithëse nuk ka qenë në përdorim që nga shpërthimi i luftës, tha të hënën Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes tha se Gjermania priste të dorëzojë një sistem të mbrojtjes ajrore në Ukrainë shumë shpejt dhe të dorëzojë tre të tjerë vitin e ardhshëm, pa dhënë afate të sakta kohore.

Ish-kryetari i Fondacionit Böll në Kiev, Sergei Sumlenny, postoi foto në Twitter dhe tha duke iu drejtuar kancelarit Olaf Scholz  dhe Ministres së Jashtme Annalena Baerbock:

“Ndërtesa ku ndodhej zyra e vizave e ambasadës gjermane në Kiev u godit sot nga rusët. Ndoshta mund të dërgohen disa “Leopardë” për të kontrolluar situatën në terren?”


Video