Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është sulmuar me armë zjarri, ndërsa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.
Sipas Policisë, kanë qenë rreth 10 të shtëna me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.
Sipas policisë, të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.
Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë