Deputeti ukrainas dorëzon në parlament projektligjin për njohjen e Kosovës

6 August 2022, 13:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti ukrainas dorëzon në parlament projektligjin për njohjen

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlament, ku bëhet thirrje që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko e ka bërë publike iniciativën e tij në rrjetin social Twitter, duke shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai.

Ukraina është në radhën e shteteve që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.


Video