Ndahet nga jeta personi më i vjetër në botë

18 January 2023, 16:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta personi më i vjetër në botë
Lucile Randon

Personi më i vjetër në botë, murgesha franceze Motra Andrée ka ndërruar jetë në moshën 118-vjeçare. E ndjera, emri i së cilës është Lucile Randon lindi në vitin 1904 dhe mori "titullin" Motra Andrée pasi iu bashkua një urdhri katolik bamirësie në 1944.

Motra Andrée vdiq në orët e para të mëngjesit të së martës në një shtëpi të moshuarish në Francë. Vitin e kaluar ajo i mbijetoi infektimit me Covid.

Ajo ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës shërbimit fetar. Para se të bëhej murgeshë, e ndjera kujdesej për fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi 28 vjet duke u kujdesur për jetimët dhe të moshuarit në një spital.

Në vitin 2020, Andrée u shpreh se nuk e kishte idenë se si kishte jetuar kaq gjatë.

“Nuk e kam idenë se cili është sekreti. Vetëm Zoti mund të përgjigjet në këtë pyetje. Unë kam pasur shumë pakënaqësi në jetë dhe gjatë luftës 1914-1918 kur isha fëmijë, kam vuajtur si të gjithë të tjerët"

Pas humbjes së Randon, "postin" si personi më i vjetër në botë tani e mban 115-vjeçarja María Branyas Morera e cila jeton në Spanjë.


Video