Mes dhimbjes e lotëve, qindra qytetarë përcjellin në banesën e fundit dy italianët që humbën jetën në Shqipëri

29 August 2023, 18:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mes dhimbjes e lotëve, qindra qytetarë përcjellin në
Funerali i dy italianëve që humbën jetën në Sarandë

Qindra banorë janë bashkuar sot në dhimbje dhe vajtim në Monterusciello të Italisë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Enzo-s dhe Domenico-s, dy të rinjve italianë që humbën jetën në një aksident rrugor gjatë pushimeve në Sarandë.

Të afërm, familjarë, miq dhe banorë të shumtë janë bërë pjesë e kortezhit mortor, ndërsa qielli i qytezës ku ata banonin është mbushur me tollumbace të bardha dhe bojëqielli.

Dy turistët italianë ishin duke udhëtuar me motor në aksin Sarandë-Ksamil kur u përplasën me një “Mercedes” që drejtohej nga një 17-vjeçar. Ky i fundit ndodhet ende në spital, ndonëse me dëmtime të lehta dhe është lënë me masën “arrest në burg”.



Video