A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Detaje të reja nga krimi makabër në Kosovë, ku babai ka vrarë të birin e gruan e më pas veten.
Duket se ka qenë grindja e çastit mes bashkëshortëve e më pas ndërhyrja e djalit, që përfundoi me një banjë gjaku.
60-vjeçari Abedin Bekteshi ka vrarë bashkëshorten e tij dhe djalin Ardit Bekteshin 24-vjeç e më pas ka vrarë veten.

Policia e Kosovës ka gjetur 3 trupat e pajetë rreth orës 16:30. Nuk dihen arsyet se çfarë e ka shtyrë 60-vjeçarin të kryejë këtë krim të rëndë në familje.
Policia ndodhet në vendngjarje, teksa të dhënat janë ende paraprake dhe në proces aktiv hetimor.