TRONDITËSE/ Çifti indian shet fëmijën tetë muajsh për të blerë 'iPhone'!

27 July 2023, 17:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

TRONDITËSE/ Çifti indian shet fëmijën tetë muajsh

Një çift indian shiti fëmijën e tyre tetë muajsh për të blerë një iPhone. 

Banorët në lagjen North 24 Parganas të Bengalit Perëndimor vunë rë disa ndryshime të papritura të sjelljes së çiftit që përkonin me zhdukjen e fëmijës së tyre. 

Teksa po testonin telefonin e ri, fqinjët kureshtarë iu afruan çiftit dhe kërkuan të dinin se ku ishte foshnja. 

Çifti më vonë rrëfeu se kishte shitur fëmijën e tyre, shkruajnë mediat e huaja. Policia ka arrestuar nënën dhe babanë si dhe gruan që e ka blerë fëmijën.

Gjithashtu u pretendua se familja është përpjekur të shesë edhe vajzën 7-vjeçare./TheStar


Video