Dy raketa “Katyusha u lëshuan në bazën ajrore Ain al-Asad të Irakut mbrëmjen e kësaj të hëne, aty ku qëndrojnë forcat amerikane dhe trupa të tjera ndërkombëtare në Irakun perëndimor, thanë burimet e sigurisë për mediat izraelite.
Paraprakisht nuk është e qartë nëse sulmi ka shkakruar viktima apo dëme brenda bazës.
Një burim sigurie tha për “Jerusalem Post” se raketat ranë brenda bazës.
Kujtojmë se tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshmë pas vrasjes së liderit politik të Hamas, në Iran.
Vetëm pak çaste më parë, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se ishte njoftuar nga autoritetet iraniane se kishin vendosur të sulmonin izraelin.
Ky sulm, sipas medieve izraelite që citojnë burime nga SHBA, pritet të ndodhë brenda 48 orëve të ardhshme.