Kush janë 4 gjyqtarët që do të vendosin fatin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë

14 September 2026, 14:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush janë 4 gjyqtarët që do të vendosin fatin e

Më 16 shtator pritet të mbyllet një nga proceset më të rëndësishme që janë zhvilluar në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas më shumë se 230 ditësh seanca gjyqësore, trupi gjykues do të shpallë vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjatë gjithë procesit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Vendimi do të shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga katër gjyqtarë ndërkombëtarë. 3 gjyqtarë kryesorë dhe 1 rezervë. 

Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit.

Pjesë e panelit është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe, i cili së bashku me kolegët e tij ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

Trupi gjykues përfshin gjithashtu gjyqtarin zviceran Guénaël Mettraux. 

Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese por si gjyqtar rezervë

Gjyqtarët do të vendosin nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpallen fajtorë apo të pafajshëm për akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për të mërkurën, më 16 shtator, duke i dhënë fund procesit gjyqësor që zgjati 234 ditë.



Video