Kryerabini hebre në Tiranë lufton në Gaza. Organizata pro palestineze i kërkon Ramës ta largojë nga detyra

6 September 2024, 20:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryerabini hebre në Tiranë lufton në Gaza. Organizata pro
Kryerabini hebre në Tiranë, ushtar në Gaza

Kryerabini hebre në Shqipëri, Yoel Kaplan, po lufton në Gaza si ushtar i Izraelit.

Rabini Kaplan, i cili është gjithashtu një oficer izraelit, u kthye në Izrael pas 7 tetorit menjëherë pas sulmit të Hamasit.

Organizata pro palestineze “Palestina e Lirë” ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që Yoel Kaplan të mos shkelë më në Shqipëri.

Sakaq, një video që shfaq Kaplan në Gaza u postua në rrjetet sociale nga një faqe e komunitetit hebre të hënën, por nuk është saktësisht e qartë se kur është marrë.

“Palestina e Lirë shpreh indinjatën e thellë për lajmin se Yoel Kaplan, kryerabini i Shqipërisë, i emëruar nga qeveria e Berishës në vitin 2011, ka veshur uniformën e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe po merr pjesë aktive në gjenocidin kundër Populli palestinez në Gaza që nga 7 tetori 2023.

I bëjmë thirrje qeverisë së Edi Ramës të largojë menjëherë Kaplanin nga të gjitha detyrat fetare të komunitetin hebre në Shqipëri dhe ta shpallë atë persona non grata. Gjithashtu, i bëjmë thirrje komunitetit hebre në Shqipëri që të distancohet nga ky individ dhe veprimet e tij të dënueshme.

Veprime të tilla jo vetëm që njollosin pozitën e udhëheqësit fetar, por komprometojnë edhe imazhin e Shqipërisë, një vend që gjatë historisë luftoi kundër shtypjes dhe për të drejtat e njeriut. Është e papranueshme përfshirja e çdo qytetari shqiptar, veçanërisht ai në pozicionin e udhëheqjes shpirtërore, në veprime që shkelin ligjin ndërkombëtar dhe kontribuojnë në vuajtjet njerëzore.

Këto veprime vijnë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka vendosur se prania e vazhdueshme e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është e paligjshme dhe duhet të përfundojë. Vendimi i GJND-së nënvizon paligjshmërinë e mbështetjes së çdo veprimi që përjetëson okupimin dhe dhunën kundër popullit palestinez. Është e papranueshme që çdo përfaqësues i Shqipërisë të përfshihet në krime të tilla që sfidojnë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut.

Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin palestinez dhe u bëjmë thirrje të gjitha komuniteteve që të refuzojnë bashkëpunimin në krimet kundër njerëzimit. Shqipëria duhet të riafirmojë angazhimin e saj për drejtësinë, paqen dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e shoqatës Palestina e Lirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipëria & Kosova për Palestinën (@palestinaelire)

Kaplan u emërua kryerabin nga qeveria shqiptare në vitin 2010, ndërsa një pjesë hebre të vendit dolën kundër emërimit të tij.


Video